Gjatë një interviste të dhënë për Rainews, Lulzim Basha ka pohuar se PD nuk ka kërkuar kurrë dhunë por është duke protestuar ndaj një kryeministri që ka vjedhur zgjedhjet dhe e ka zhytur Shqipërinë në krim dhe varfëri.

 

“Ne kemi kërkuar gjithmonë protestë paqësore. Situata në vend është shumë e rëndë. Ka papunësi të lartë, varfëri të madhe në të gjithë vendin dhe kjo e ka zemëruar popullin që tani e di se varfëria nuk vjen se vendi është i varfër por sepse vendi dhe populli janë vjedhur.

 

Lidhur me takimet që ka pasur me ndërkombëtaret të cilët kanë dalë kundër aksionit të PD për djegien e mandatit, Basha ka një mesazh.

 

“Kjo është një Parti që lindi me ëndrrën për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës, dhe ne luftojmë për vlerat europiane ne luftojmë për demokracinë për ndarjen e pushteteve, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa këto nuk ka të ardhme për vendin tim, nuk ka të ardhme europiane dhe nuk ka të ardhme për shqiptarët. I kërkoj miqve tanë të kuptojnë se kjo masë ekstreme është marrë në kushte ekstreme.Dhe i kërkoj atyre të mos kërkojnë nga populli shqiptar diçka që ata nuk do e pranonin kurrë.”

 

I pyetur nëse do të ketë sërish një marrëveshje me Ramën si ajo në vitin 2017, Basha ka thënë se kjo gjë nuk do të përsëritet më pasi nuk e ka respektuar këtë marrëveshje.

 

“Rama është kapur nga organi i akuzës në Shqipëri në përgjime që janë publikuar nga media ndërkombëtare në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar për të intimiduar zgjedhësit dhe për të blerë vota, çka solli një parlament që nuk është rezultat i vullnetit të popullit por është diktuar nga krimi i organizuar.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *