E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha ndalet në “Don Bosko”: Nuk ka mikrofon se s’ka drita, unë do të ndez dritën e shpresës

Ndalesa e radhës e kryetarit të PD, Lulzim Basha, për fushatë elektorale, ishte “Don Bosko” në Tiranë.

 

Reklamë

Gjatë takimit me qytetarët, Basha tha se nuk mund të flasë me mikrofon sepse është ndërprerë energjia elektrike. Ai u zotua të sjellë ndryshimin pas 25 prillit.

 

“Dua t’ju falënderoj për pritjen në zonën e Don Boskos, siç e shikoni, nuk ka mikrofon, më thonë që nuk ka drita më thonë. Kanë hequr energjinë. Ata mund të heqin energjinë, siç e kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë. Por për 10 ditë energjia për ndryshim do të ndez dritën e shpresës në zemrat e gjithë shqiptarëve. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Më 25 prill numrin 9! Bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!”

 

Duke kërkuar edhe një herë tjetër ndjesë për legalizimet, Lulzim Basha tha se procesi do të përmbyllet brenda dy viteve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë