Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar banoret e Lezhës per t’i njohur me programin e Partisë Demokratike per zhvillimin ekonomik te vendit. Nga ky qytet, kryetari i PD Basha ka sqaruar se premtime si ulja e taksave apo ndihma per familjet ne nevoje jane te realizueshme, nëse ndryshon destincaioni i fondeve per shpenzime luksi.

Basha: Me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do të rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne ku do ti gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse.

Basha ka takuar edhe tregtaret e Lezhës, te cilëve iu ka premtuar ulje te taksave.

Basha: Korrupsioni duhet luftuar. Ato qindra milionë euro që i fusin në xhep qeveritarët të kthehen në treg, të kthehen në konsum.

Lideri i opozitës premtoi se nëse PD vjen ne pushtet do te aplikoje taksën e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15%.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *