Basha: Mora vendimin e duhur për listat
Edhe në Berat, kryetari i Partisë Demokratike është ndalur tek listat për zgjedhjet e 25 qershorit. Basha u ka kthyer përgjigje kritikëve duke thënë se ka marrë vendimin e duhur dhe se mos përfshirja e disa figurave, ishte e domosdoshme.
Kreu i demokrateve akuzoi kundërshtarin e tij politik se shkatërroi besimin e qytetareve. “Per katër vjet me radhe, – tha Basha, – opozita ka bërë luftë të madhe kundër kësaj klase politike që është e lidhur me krimin dhe drogën”.
Por çfarë do te beje Lulzim Basha nëse Partia Demokratike do te dale fituese ne zgjedhjet e 25 qershorit? Lideri i opozitës deklaroi përpara mbështetësve ne Berat se programi i Partisë Demokratike do te rigjallëroje ekonominë e vendit.




