E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Mirëpres mbështetjen e Bundestagut për miratimin e zbatimin e garancive për zgjedhje!

Qëndrimi i nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul mbi marrëveshjen për administrimin zgjedhore dhe rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e lira në proceset integruese, u përshendet edhe nga lideri I opozitës Basha.

Kryedemokrati nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shkruan se mirëpret mbështetjen e Bundestagut për miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje!

Reklamë

Faleminderit z. Wadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Johann Wadephul I bëri apel forcave politike që të tejkalojne interest partiake  në favor të realizimit të një kodi zgjedhor sipas standartave më të larta të BE që do të garantoje zgjedhje të lira dhe te ndershme, si kusht edhe për proceset e anetaresimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë