E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Basha-Meta takohen për reformën

Një ditë pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit të krerëve të tre partive kryesore politike, Lulzim Basha dhe Ilir Meta u takuan në një prej hoteleve në qendër të Tiranës. Vota e 21 korrikut i mblodhi në negociatën e radhës. Kreu i Kuvendit deklaroi se parlamenti do e votojë reformën në drejtësi. Por Meta paralajmëroi që askush të mos prishë konsensusin. Kryetari demokrat teksa tha se Rama prishi marrëveshjen dhe i bindur se ka mbështetjen e kreut të Kuvendit, tha se të dy bashkë do e rrëzojnë kryeministrin në Bruksel. Një udhëtim të cilin drejt kryqendrëspolitike të BE-së nuk e mohoi as kryeparlamentari. Por Meta nuk ngurroi të jepte një vlerësim për aleatin e tij në koalicionin qeverisës.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë