Kreu I PD, Lulzim Basha postoi në facebook një mesazh ngushëllimi për ndarjen para kohe nga jeta një ditë më parë të Perikli Dhales, një emer I njohur I futbollit shqiptar dhe në vecanti të Tiranës.

 

Mesazhi i plote i Bashës:

 

“Dje u nda nga jeta Perikli Dhales, futbollisti virtuoz dhe një nga legjendat e bardhebluve të Tironës, bashkëshorti i Donikës, të dy kundërshtarë të paepur të diktaturës mizore, pjesëmarrës në demonstratën e heshtur të Janarit 1990 pas të cilës u burgosën dhe u keqtrajtuan nga Sigurimi por nga ku dolën edhe më stoikë, sfidantë e të pathyeshëm, duke i dhënë kurajo të gjithë banorëve antikomunistë të Lagjes 3 (tani minibashkia 8), të cilët një vit më vonë lanë jashtë Kuvendit të parë pluralist drejtuesin e fundit komunist të vendit.Pero dhe Donika lindën dhe rritën në këtë lagje në zemër të Tiranës djemtë e tyre, Frenklin dhe Hertin, të cilët bashkë me dhimbjen për humbjen e papritur të babait duhet të ndihen krenarë me çfarë ai përfaqëson jo vetëm për ne banorët e vjetër të lagjes, por për mbarë Tiranën dhe vendin.Në këto momente të vështira ne jemi të gjithë pranë Donikës, Frenklit dhe Hertit, duke u përkulur me respekt dhe nderim para bashkqytetarit tonë, krenarisë së futbollit bardheblu, kryetarit për vite të degës së PD për lagjen tonë, luftëtarit të pamposhtur gjatë gjithë jetës së tij, që sot ju dorëzua vetëm Zotit. U prehtë në paqen e Tij!”

 

Perikli Dhales i cili u nda nga jeta ne moshen 71 vjec, pervecse ish lojtar i njohur i klubit bardheblu ka qene edhe kryetar dege i PD dhe ish kryetar i njesise 8 ne Tirane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *