Subscribe

Ende nuk ka asnjë marrëveshje mes mazhorances dhe opozitës për zgjidhjen e krizës, edhe pse negociatat mes dy kampeve vazhdojnë. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës dy takime me aleatet dhe po  dy here ka biseduar me ish kryeministrin Sali Berisha ne zyrën e këtij te fundit. Ne kampin tjetër ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar ne selinë e kryeministrisë, per t’u takuar me liderin e mazhorances Edi Rama.

 

Kreu i PD Basha ka anuluar sot takimet ne çadrën e protestës dhe po ashtu Rama ka shtyrë nje takim te planifikuar me herët me socialistet ne Dibër. Burime pranë opozitës bëjnë me dije se PD kërkon paketën McAllister plus zëvendëskryeministrin.

 

PD këmbëngul qe data e zgjedhjeve te përcaktohet ne varësi te kohës qe kërkon realizimi i garancive siç është identifikimi elektronik i zgjedhësve. Per mazhorancen paketa e McAllister është e pranueshme, por duhet qe PD te votoje vetingun. E per kete pike opozita i qëndron kërkesës per ndryshimin e ligjit.

 

Pikërisht kjo çështje duket se është bërë problemi i fundit ku palët nuk po gjejnë dakordësinë. Megjithatë, lëvizjet mes palëve vijojnë. Më herët gjatë ditës kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron duka, në Asamblenë Kombëtare të forcës që drejton foli për ofertën në tavolinë.

 

 

“U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik. Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne.”

 

Lëvizjet brenda koalicionit opozitar vijnë një ditë pas takimeve me Zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, i cili ka pohuar se SHBA mbështesin negociatat bazuar në paketën McAllister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *