Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Beratit, u ka bërë thirrje atyre që të bashkohen me opozitën, të ngrenë zërin kundër të keqes që po drejton vendin.

 

“Një shoqëri e lirë reagon, kur i bëhet një padrejtësi. Kur shteti kthehet në dhunues të ligjit, siç po ndodh tek Astiri, qytetarëve u lind e drejta të kërkojnë të drejtën e tyre për të zmbrapsur të keqen. Edhe para 50 vjetësh, diktatura ishte pakicë dhe përdorte frikën  kundër populllit. Që ata ishin pakicë, e kuptuam, kur u bëmë së bashku. Diktatura më e egër në Europë u dorëzua përballë bashkimit të qytetarëve. Nuk ka nevojë për veprime heroike. Rëndësi ka të çohemi e të bashkohemi. Sikur vetëm rinia e Beratit të çohet, të jeni të sigurt se e keqja merr goditje vdekjeprurëse. Nuk ka mjaftueshëm pranga për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm policë për të gjithë popullin, nuk ka mjaftueshëm qeli për të gjithë popullin”.

 

Gjithashtu shefi i opozitës i ka siguruar të rinjtë se, në kontrast të thellë me ata që qeverisin sot, atij dhe PD nuk i mungon as plani, as vizioni, as vullneti për ta kthyer çështjen e rinisë si prioritetin absolut të qeverisë  së ardhshme të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *