Subscribe

Nga Uashingtoni, lideri i opozitës Lulzim Basha shprehu mbështetje qe shpenzimet e vendeve anëtare te NATO-s te kapin nivelin e 2% te prodhimit te brendshëm bruto. Gjate nje takimi te organizuar nga instituti Hudson per sfidat e samitit te NATO-s, Basha theksoi se per te mbajtur te forte Aleancën e Atlantikut te Veriut është i nevojshëm edhe kontributi financiar per te përmirësuar infrastrukturën, teknologjinë, armatimin dhe personelin.

 

“Arritja e objektivit 2% të GDP-së është e nevojshme dhe riangazhimi dje nga udhëheqësit e NATO-s për këtë objektiv është me të vërtetë një lajm i mirë.”

 

Basha theksoi se rëndësinë qe ka NATO per nje vend te vogël si Shqipëria, por edhe per rajonin e Ballkanit i cili ka qene me shume ne lufte se ne paqe. Sipas Bashes, NATO është zgjidhja per kërcënimet qe variojnë nga ato ushtarake tek terrorizmi, sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave

 

“Në Ballkan, NATO ka një avantazh të qartë për të adresuar kërcënimet që në burim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit.”

 

Sipas Bashes, NATO është se pari nje aleance politike e pastaj ushtarake; per këtë arsye NATO është kontribuuesi kryesor ne mbështetje te demokracisë dhe institucioneve themelore perëndimore si: të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet demokratike dhe tregjet e lira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *