Lulzim Basha priti në selinë e PD, dy përfaqësues politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kreu i opozitës tha se gjatë takimit mez. Armend Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Preshevës njëherësh dhe i partisë Alternativa për Ndryshim si dhe z. Arbër Pajaziti,kryetar i Alternativës per Ndryshim në Bujanovc, u diskutua gjërësisht mbi gjëndjen e shqiptarëve në Luginë.

 

Basha tha se PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

 

 

U ndalëm gjerësisht në gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat dhe pritahmëritë e tyre për të nesërmen. PD mbështet plotësisht kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, duke i konsideruar si çështje prioritare dhe angazhohet për të dhënë kontribut thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre si dhe për zhvillimin ekonomik e social, dhe në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

 

Lulzim Basha e konsideroi lajm shumë të mirë unifikimin e partive shqiptare për zgjedhjet parlamentare ne Serbi.

 

Përgëzoj unifikimin e partive shqiptare si hap i domosdoshëm për fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit të tyre dhe që zëri i tyre të forcohet e të jehojë më fort në mbrojtje të të drejtave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Luginën e Preshevës.Pres me kënaqësi të vizitoj së shpejti personalisht Luginën e Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *