Subscribe

Kreu i Partië Demokratike, Lulzim Basha premtoi se programi i tij elektoral shëron plagët e qytetarëve.

 

Në një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës, Basha deklaroi se turizmi ishte një ndër sektorët më të goditur gjatë pandemisë, por që mori shumë pak mbështetje.

 

Sipas tij, me PD në pushtet të gjithë do të kenë mundësi të çlirojnë potencialin e tyre.

 

“Kur kryeministri dhe qeveria kujdesen për veten dhe jo për njerëzit, padiskutim që këtë impakt kanë sjellë për turizmin , këtë impakt kanë sjellë për të gjithë ekonominë. Që të dalim nga kjo situatë hapi i parë është që të vij para jush jo me premtime, por me plane konkrete dhe me angazhime konkrete. Dhe më një angazhim kryesor që në qoftë se këto angazhime konkrete nuk plotësohen atëherë ai që vjen ju kërkon dhe ju merr votën nuk ka të drejtë të kandidoj prapë pas 4 vjetësh. Kjo është mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të shfrytëzuar potencialin e  jashtëzakonshëm. Dhe unë jam i bindur që me planin tonë ne do t’ia dalim jo vetëm të shërojmë  këto plagë të shkaktuara nga 8 vjet braktisje dhe lënie në baltë, plus keqmenaxhimin e pandemisë, por do t’ia dalim që gjithsecili prej jush të realizojë potencialin tuaj të plotë”, u shpreh Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *