Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi ndryshim për Shqipërinë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Në “Facebook”, ai postoi një video ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shtrenjtuar jetesën për shqiptarët.

 

“Për 8 vjet Rama dështoi në çdo sektor dhe e shkatërroi ekonominë. Shpenzimet për të jetuar dhe papunësia rriten çdo ditë. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Çmimet e ushqimeve që na duhen për të mbijetuar janë rritur me 40%. Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri. Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria do të përballet me një krizë urie. Ne kemi një plan konkret. Ne do të rrisim punësimin. Do të krijojmë vende të reja pune me paga dhe pensione më të mira, duke e bërë koston e jetës të përballueshme.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *