E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha me misionin e OSBE-ODIHR

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me pjesëtarë të misionit të OSBE-ODIHR qe ndodhen ne Tirane, per një vizite zyrtare. Gjate bisedës, Basha tha se zgjedhjet e 18 qershorit janë në rrezik nga droga që ka mbuluar vendin dhe nga paratë e këtij trafiku që arrijnë në disa miliardë euro në vit. Kreu i PD akuzoi qeverinë se nuk ka reflektuar pas rekomandimeve të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015, të cilat sipas tij ishin një hap i madh pas, në drejtim të standardeve demokratike.

 

Basha u shpreh me tej se KQZ ka treguar njëanshmëri, duke i bërë rezistencë ligjit të dekriminalizimit, e duke mbrojtur hapur interesat e kryeministrit dhe lidhjet e tij me krimin. Akuza te njëjta beri kreu demokrat edhe per Kolegjin Zgjedhor. Kreu demokrat i bëri të ditur misionit të OSBE-ODIHR se e vetmja rrugë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme është që ato të organizohen nga një qeveri teknike.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë