E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha me ministrin hungarez: Opozita do të anëtarësojë Shqipërinë në BE

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi i bindur se nëse opozita merr pushtetin më 25 prill, Shqipëria do të integrohet në BE. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, lideri demokrat tha se anëtarësimi në BE do të arrihet njësoj siç u fut vendi në NATO.

 

Reklamë

“E garantova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të bëjnë gjithçka që pas 25 prillit edhe procesi i Integrimit Europian do të jetë një sukses siç arritëm sukseset e mëparshme për shqiptarët, duke futur vendin në NATO, duke hequr vizat për qytetarët shqiptarë, duke nisur me sukses procesin e anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, na takon që së bashku me gjithë shqiptarët pas 25 prillit të hapim negociatat, të përmirësojmë klimën e biznesit, të sjellim investimet europiane, natyrisht është hungareze në Shqipëri në funksion të punësimit dhe të mirëqenies së shqiptarëve.”

 

Sipas Lulzim Bashës, gjatë këtyre 8 viteve, Shqipëria ka ngelur në vendnumëro për shkak të kryeministrit Edi Rama. Ai garantoi ministrin hungarez se pas 25 prillit do të ketë një erë të bashkëpunimit me Hungarinë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë