Subscribe

Kryetari demokrat Lulzim Basha u premtoi banorëve të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk në Pogradec, se me të ardhur në pushtet, PD do të anulojë koncesionet korruptive të qeverisë “Rama”. Ai tha se tokat shtetërore do t’u jepen me prioritet fermerëve në përdorim.

“Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë.”

Basha garantoi se fermerët nuk do kenë nevojë për të pasur NIPT, për të kryer shitje-blerjet.

“NIPT për fermerët s’ka për të patur. Fermeri ka kartën e identitetit si çdo qytetar, ka numrin e identitetit, ai shënohet në arkë, shënohet në faturë, ai shënohet për të marrë subvencionin, ai shënohet për të marrë rimbursimin. E keni ju numrin e identifikimit s’ka nevojë për NIPT.”

Kryedemokrati ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë në Pogradec, me të cilët bisedoi mbi nevojën për zgjedhje të lira e të ndeshme.

“Përgjegjësia që ju jepet nuk është e lehtë është e vështirë. Veçanërisht me një shoqëri që nuk është e mësuar me votën e lirë. Por ju jeni mësuar me votën e lirë. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e forumit pas një debati primar. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e degës së forumit dhe me votë të lirë jam i sigurt që Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha Shqipërisë do ti ofroni të rinjtë dhe të rejat më dinjitozë që do të jenë deputetë të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë.”

Garantimi i votës së lirë ne zgjedhjet e ardhshme politike konsiderohet nga Lulzim Basha, si beteja më e rëndësishme e opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *