E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha me familjet pa ndihmë ekonomike

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shkuar ne Vore për te pare gjendjen e familjeve qe janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Ai ka takuar Sabri Vrionin, i cili jeton se bashku me familjen ne nje barake.

 

“Në bisedën mes tyre, ai i tregoi Bashës se ia hoqën ndihmën 4800 lekë, për shkak se nuk plotësonte pikët, ndërkohë që tregon gjendjen e mjerueshme të barakës dhe vajzat që po ushqehen në mëngjes me lakër turshi dhe qepë të njoma.  Kryetari Basha u shpreh se “Partia Demokratike nuk do të pranojë kurrë të hiqet buka e fëmijëve, në mënyrë që qeveria të shpenzojë paratë për luks.”

 

Reklamë

Me pas Basha ka takuar familjen e Bujar Lukes qe jeton ne nje ish-depo armatimi, familjen e Spahi Kocit dhe Fradjol Ukës.

 

Sipas liderit te opozitës Basha nëse qeveria nuk shpenzon për luks mund te sigurohen fondet per te paguar ndihmën mujore të më shumë se 30 mijë familjeve në nevojë.

 

Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike te rreth 20 mije familjeve është kthyer ne betejën kryesore te opozitës dhe rasteve te paraqitura nga partia demokratike, kryeministri Edi Rama iu është kundërpërgjigjur me te tjera familje qe abuzonin me skemën prandaj jane zëvendësuar nga persona qe realisht e meritojnë ndihmën e shtetit.

 

 

Më shumë video

Reklamë