Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi në shtëpinë e një familjeje në Kukës këtë të premte për të dëgjuar nga afër hallet dhe problemet e saj. Sipas Bashës, tre djemtë e kësaj familjeje janë detyruar të largohen jashtë vendit. Basha tha se fëmijët mezi po presin që qeveria të largohet me votë.

 

“Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij. Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete. Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë. Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin.”

 

Më herët Basha u takua me të rinjtë kuksianë dhe tha se opozita është gati për të ardhur në pushtet dhe për të sjellë shpresë tek qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *