Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e Astirit, të cilët prej ditësh vijojnë protestat në kundërshtim të projektit të ndërtimit të “Unazës së Re” që prish një pjesë të shtëpive dhe bizneseve të tyre.

 

 

Në fjalën e tij kreu i opozitës është shprehur se projekti është i paligjshëm, duke ofruar mbështjetjen e partisë që ai drejton në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

 

Ky është një projekt që është bërë sikur flitet për një autostradë, ndërkohë që është unazë e një qytetit. Së dyti ky është një projekt i paligjshëm, pasi zhvllillohet në qytet dhe duhet të ishte marrë mendimi i pushtetit vendor. Do te jemi ne krah te banorëve per kete padrejtesi qe po iu behet. Nuk do te lejojme që ata të nxirren në rrugë.”

Kryetari i PD, Basha, në fjalën e tij para protestuesve, që kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre, është bazauar në dy vendime të VKM atij të vitit 2011 dhe 2012.

 

“VKM PROCES LEGALIZIMI e vitit 2011 tregon standartin ligjor të vendosur nga qeveria “Berisha”, që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre  preken nga projektet me interes publik.  Ndërsa VKM SHPRONËSIMET e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.”

Kjo është hera e dytë që kreu demokrat është takuar me banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *