E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha me ambasadorin italian: Të forcojmë bashkëpunimin

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se në takimin me ambasadorin e ri italian, Fabrizio Bucci i bindjen e palëkundur se PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë, për të cilën tha se është avokatja e shkëlqyer e Shqipërisë për integrimin europian.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

 

“Konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë. I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.”

 

Disa nga çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm që ata diskutuan ishin ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë

Vazhdo të lexosh