Kryetari i partise demokratike, Lulzim Basha ne nje bashkëbisedim me te rinjte e farkes u shpreh se Partia Demokratike eshte e vetmja alternative per ta cuar vendin drejt BE-se, pasi hapja e negociatave nuk mund te përfitohet ne qershor.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PARTISE DEMOKRATIKE

Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi, is ajo që keni ju në shtëpitë tuaja. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa.Cila është rruga për të zgjidhur këtë problem të madhe, është vetëm rruga e PD. Është rruga për t’i kthyer sendin e vjedhur të zotit. Sendi i i vjedhur është vota.

 

Kryedemokrati theksoi se opozita nuk do te heqe dore nga rrezimi i Edi Rames dhe krijimi i nje qeverie tranzitore.

 

Kjo bandë kriminale më datë 12 maj do të dëbohet. Ka ardhur koha që të bëhet e qartë si e ndarë me thikë dallimi mes një bande kriminale në pushtet dhe asaj që ne duam të bëhet kur të qeverisim nesër. Kjo bandë me në krye Ramën bashkëpunon me krimin, kurse ne premtojmë dhe realizojmë sipas standardeve më të mira europiane.Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare. Për të garantuar reformën në drejtësi. Jo ashtu siç ndodh sot. Dhe mbi të gjitha me një kryeministër të ri. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

 

Sipas Bashes djegia e mandateve ishte vendimi me i mire qe i eshte bere Shqiperise, nderkohe qe protestat pritet te vazhdojne derisa te plotësohen kerkesat e opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *