E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha mbyll protestën: Kthehemi të enjten për të rrëzuar Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se kryengritja për përmbysjen e qeverisë do të vazhdojë.

 

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Basha deklaroi se protesta e opozitës e tregoi forcën e saj, pasi revolten e degjoi gjithe bota.

 

Reklamë

Ai tha se të gjithë qytetarët treguan që nuk e duanë qeverinë dhe kryeminsitrinh Edi Rama,

 

Kreu demokrat I ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e të enjtes që do të zhvillohet para Parlamentit në orën 10:00.

 

Vendimi për mbylljen e protestës erdhi konsultimit mes drejtuesve politikë të opozitës, Basha, Berisha dhe Kryemadhi.

 

Protestuesit e opozitës qëndruan për 5 orë para Kryeministrisë duke sulmuar godinën e Kryeministrisë në mënyra të ndryshme.

 

Si pasojë e sulmit u thyen xhamat e portës hyrëse, u hoq skela mbrojtëse e godinës si u dëmtua Këpurdha apo dhe bulevardi.

 

Policë, protestues dhe pjestarë të medias u plagosën si pasojë e përdorimit të gazit lotësjellës, mjeteve piroteknike tymueseve dhe sendeve të tjera të forta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë