Kreu demokrat, Lulzim Basha do të mbledh këtë të enjte në selinë blu aleatët opozitarë.

 

Vizion Plus mëson se takim do të zhvillohet në orën 19:00 ndërsa në fokus do të jetë aksioni opozitar.

 

Takimi Bashës me aleatët vjen një ditë pas takimit të zhvilluar mes kreut demokratë dhe Drejtorit të Europës Qëndrore e Lindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik si dhe publikimit të raportit përfundimtar të OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Vetë aleatët e Bashës e kanë cilësuar raportin e OSBE për zgjedhjet si një goditje ndaj qeverisë me argumentin se zgjedhjet ishin moniste e se duhet të zhvillohen në 13 tetor ashtu siç e ka vendosur në dekret presidenti Ilir Meta.

 

Nga ana tjetër opziota ka paralajmëruar nisjen e protestave gjatë shtatorit ndërsa kërkesat e saj vijojnë të jenë po të njëjtat: Largimi i kryeministrit Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *