Të shtunën më datë 13 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë në Tiranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protestën e radhës. Në një takim me krerët e degëve të partisë në rrethe, Lulzim Basha ka kërkuar organizimin e të gjithë strukturave për të mundësuar që të ketë masivitet të madh.

 

Gjatë këtij takimi merrnin pjesë edhe nënkryetari Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar Edi Paloka dhe sekretari i përgjithshëm Arben Ristani. PD ende artikulon qëndrimin për nevojën e një qeverie teknike, e cila sipas saj, do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *