Kryetari demokrat Lulzim Basha ka mirëpritur propozimin e kreut të kuvendit Ilir Meta, për zhvillimin me dyer të hapura të negociatave mes palëve, që synojnë dakordësinë për reformën në drejtësi. Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Basha shprehet se zgjidhja e ngërçit është afër dhe PD është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues, sipas propozimit hibrid dhe në përputhje me Komisionin e Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *