E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Marshim masiv ne 13 maj, por paqësor 

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të diele grupin e saj parlamentar. Teme e diskutimit mësohet të ketë qenë tërheqja e qeverisë nga zgjedhjet e Kavajës. Sipas Bashës edhe 18 qershori është nje date e rene moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike mësohet të ketë thënë se duhet të nisim menjëherë punën ne terren për protestën e 13 majit.

Sipas Bashës, kjo protestë do të shënojë një pjesëmarrje masive e demonstrim vendosmërie, por paqësisht dhe brenda parametrave demokratike. Për Bashen, 13 maji është një stacion ne rrugën për fitoren e kauzës qytetare dhe politike. Ndërkohë ne mbledhje ka patur serish debate, pasi deputetja Majlinda Bregu është shprehur serish kundër bojkotit te zgjedhjeve nga opozita.

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë