E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Librat të jepen falas

Ndërsa duhen edhe pak ditë per fillimin e vitit të ri shkollor, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për librat dhe koston e tyre. Sipas Bashes, qindra mijëra familje paguajnë mbi 15 milionë dollarë çdo vit për librat e shkollës 9-vjeçare dhe asaj të mesme. “Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm nuk jepen falas, madje që të blesh këto tekste shkollore prindërit dhe nxënësit torturohen me orë të tëra në radhë për shkak të sistemit klientelist të shpërndarjes në pak pika”, shkruan Basha në reagimin e tij ne  Facebook. Sipas kreut të Partisë Demokratike, librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë