Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se shteti po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës nbë duart e krimit.

 

Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, Basha duke u ndalur edhe tek protestat në vend, theksoi se ky pushtet nuk do të vijojë gjatë për faktin se do të shembet para vullnetit të njerëzve.

 

“Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.”

 

Kreu demokrat duke u ndalur tek procedimet e policisë ndaj studetnëve, hodhi akzua në drejtim të institucioneve pasi sipas tij, ne vend po kapen duke vjedhur dhe pastruar para zyrtarë të ndryshëm por asnjëri nuk është vënë para përgjegjegjësisë.

 

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *