E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Kush e gjen gjëagjëzën e Edvingut, fiton një Toyota Yaris

Menjëherë pas reagimit të kryeministrit Rama në rrjetet sociale  për vettingun vjen reagimi i kreut të demokratëve Lulzim Basha.

 

Basha përmes një postimi në profilin e tij Facebook, si vazhdim të ironisë, thotë se kush e gjen gjëagjëzën e postuar nga ai në rrjetin social Facebook, fiton një Toyota Yaris.

 

“Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë: një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?! Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.”

Vazhdo të lexosh