Subscribe

Në shtatorin e 2018 kryetari i PD Lulzim Basha prezantoi për herë të parë ligjin antimafia si mekanizmi për të sekuestruar pasurin e kompanive, individëve dhe zyrtarëve që janë përfshirë në kontratat korruptive. Këtë nisëm e shpjegoi sërish sot lideri i opozitës Lulzim Basha i cili shfrytëzoi shembullin e inceneratorëve për të shpjeguar kundër cilave kontrata do të veprojë antimafia.

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Këto masa të parashikuara me ligjin tonë antimafia, të përditësuara, do të veprojnë ndaj pasurive të kompanive private përfituese të pronarëve të këtyre kompanive. Pasurive të zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me pushtetin. Pasurive të personave të afërt apo të lidhur me pronarët e kompanive private apo zyrtarë publikë që kanë abuzuar me pushtetin dhe detyrën. Dhe parimi i AntiMafias është: dënohen apo nuk dënohen penalisht pasuritë e këtyre personave, verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen.”

Basha premtoi që antimafia do të jetë një nga ligjet e para që do të miratojë kur të vijë në pushtet, por deri në 25 prill lideri i opozitës Basha duhet të fitojë votën e qytetarëve. Aktualisht ish-nënkryetari i Pd Bamir Topi ka një parti, ish-nënkryetari i Pd Astrit Patozi do të garojë me partinë e tij, ish-nënkryetarja e Pd Jozefina Topalli ka folur publikisht për lëvizje, ish-deputetët Murrizi e Rudina Hajdari do të bëjnë nga një parti; për të gjithë këta Basha ka pasur një ftesë.

Te gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon shumica dërrmuese e shqiptarëve janë pjesë e një përpjekjeje. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie, e një kryeministri të dështuar, të falimentuar që ka shkelur çdo premtim, që për dy mandate me radhë vetëm ka gënjyer, ka vjedhur dhe ka shkatërruar shqiptarët dhe ekonominë e tyre, ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të.

Basha ka sqaruar edhe procesin ku prej 4 muajsh është futur PD për përzgjedhjen e kandidatëve duke garantuar se nuk ka përplasje mes komisionit që bën skualifikimin e kandidatëve dhe atij vetë.

 Asnjë lloj përplasjeje, edhe për faktin se komisioni ka veprimtarinë e vet krejt të pavarur nga veprimtaria ime.”

Si rezultat i këtij procesi nga 3 600 kandidatë që kanë garuar për deputetë e kryetarë bashkie sot komisioni po vlerëson rreth 500 kandidatë, por çfarë do të ndodhë me ata politikanë që janë skualifikuar nga komisioni dhe anëtarësia.

 “Sot ju garantoj për këto dy parime: parimin e transparencës dhe faktin që nga PD publiku shqiptar, qytetarët shqiptarë do të kenë me përgjegjshmërinë më të lartë njerëz të integritetit moral dhe politik, njerëz të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale, njerëz që do të garantojnë një qasje të re ndaj politikës, shërbimit ndaj njerëzve, shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti në këto kohë të krizës.”

Komisioni pritet të përfundojë punë gjatë kësaj jave, por lista finale e kandidatëve për deputet dhe trupa me të cilën Basha do të kërkojë fitoren në 25 prill do të miratohet nga këshilli kombëtar dhe kryesia në marsin e vitit t ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *