Pak javë para zgjedhjeve të pjesshme lokale, Lulzim Basha shpalosi aksionin kundër qeverisë. Gjatë takimit të zhvilluar me demokratët e Durrësit, Basha tha se nuk do të lejojë zbatimin e projektit për ndërtimin e Portit të ri, me argumentin se është një tjetër aferë korruptive.

 

“Dy fjalë për Portin e Durrësit. Dy fjalë përsëri. Kur njeriu ska gjë për të fshehur, kur armën e vetme ka të vertetën. Pse është çështja e Portit të Durrësit kaq e prekshme? Nese ti ke për qëllim të zhvillosh dhe të hapësh vende pune dhe nga ky zhvillim të perfitojë gjithë Shqiperia nuk i kalon ligjet natën. Nuk sjell këtu një sheik e na i nxjerrë herë për ramazan, e herë për Krishtlindje. Por del para durrsakëve dhe tregon planin. Si do veprohet me pronat publike e private, por ky njeri nuk është Edi Rama.”

 

Për Bashën, vetëm tre politikanë nuk e duan vettingun në politikë, pasi, sipas tij, ata kanë frikë nga ky proces.

 

“Ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë, nuk i mbledh asgjë e mirë për qytetarët. Mblidhen për dy qëllime. Përpiqen të dobësojnë dhe ta shkatërrojnë PD-në. Kushdo qofshin, njerëz që i kemi pasur përballë, si Rama, apo të tjerë si Berisha që nga mëngjesi në darkë shpifi për njerëzit më të shquar që i kanë qëndruar në krah, vetëm se nuk pranuan të përulen. Beteja jonë është ta ndajmë politikën nga krimi. Ndaj projekti ynë për vetingun e politikanëve, është të mundësojë që ata që pretendojnë të jenë kryebashkiakë, të shkojë përpara vetingut dhe të provojë që nuk është i lidhur me botën e krimit dhe oligarkisë.Vetëm 3 njerëz nuk e duan vetingun e politikanëve. Sepse ndan shapin nga sheqeri. Fare e thjeshtë, ndërkohë që deputetët e PD denonconim afgerën e bulevardit, ku i pari i bandës sunduese dhe kryetari i kryeqyutetit ne denonconim”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *