E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Kthim në parlamentin e krimit nuk ka, e nuk do të ketë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Berati ka deklaruar se vija e kuqe e opozitës për zgjidhjen e krizës politike është pastrimi i politikës nga krimi.

 

Ndër të tjera shefi i opozitës u shpreh se pakti i Edi Ramës me krimin është në themel të tjetërsimit të qeverisjes, e cila i shërben një grushti bandash dhe jo interesit të qytetarëve.

 

Reklamë

“Nuk ka për të patur asnjë lloj kompromisi pa pastruar politikën nga krimi. Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë, ndaj u bëjmë thirrje të gjithëve, edhe atyre që bëjnë sikur nuk dëgjojnë se : kthimnë parlamentin e lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë.  Zgjidhja politike është aty. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se standardi që miratuan për prokurorët dhe gjyqtarët. I njëjti standard që Venezia rekomandoi për këta, i njëjti standard që bëri ligj për polciët dhe gardistët, i njëjti standard duhet të vleje për politikën. Kjo është vijë e kuqe për opozitën. Trajtim preferencial për politokanët nuk ka për të patur”.

 

Ndër të tjera lideri i opozitës ka theksuar se ndërkombëtarët mos bëjnë sikur nuk dinë, pasi zgjidhje politike pa pastruar politikën nga krimi”.

Më shumë video

Reklamë