Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha vijoi turin e takimeve ne rrethe, duke u ndalur kete rradhe ne Selenice e ne Vlore. 30 qershori sipas Bashes tregoi se shqiptaret refuzuan masivisht Ramen.

 

85 perqind e shqiptarëve refuzojnë regjimin e Edi Ramës dhe duan ndryshimin. Ata duan jo thjesht të ikë një parti dhe të vijë një tjetër, por duan ndryshimin e vërtetë, që i jep fund tranzicionit 30 vjeçar. Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë. Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.

 

Basha e bëri të qartë nga Vlora dhe Selenica se kryebashkiaket e djathte nuk do t’i lirojne zyrat.

 

Kryetari legjitim i Bashkisë së Selenicës është Përparim Shameti dhe ai do të jetë në këtë pozicion derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike, në të cilat ai do të rikonfirmohet si kryebashkiak i Selenicës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *