Basha: Kryeministër, jo më shumë se dy mandate

Basha shfrytëzoi një takim me të rinj që studiojnë jashtë për të ripërsëritur qëndrimin e tij për kufizimin e mandatit për kryeministrin.
Lideri i opozitës tha se duhet bërë rregull që askush të mos kërkojë mbi 2 mandate.
Kufizimi në 2 mandate, shtoi kryedemokrati, i hap rrugën qarkullimit të elitës.
Sipas Bashës, largimi i pushtetit të dështuar, urgjencë kombëtare.
Ai u ndal tek infrastruktura rrugore dhe digjitale, që sipas kryedemokratit ishin prioritetet e qeverisjes 2005-2013.
Në atë periudhë ne hodhëm themelet e digjitalizimit. Digjitalizimi na dha frytet e para, si liberalizimi i vizave. Tashmë prej disa vitesh, Shqipëria asnjë hap në fushën e teknologjisë.Sot ka mungesë trajnimi telnologjik për rininë.Sot kemi një shkallë shumë e ulët të depërtimit të teknologjisë në arsim.Shqipëria, me edukimin më të padigjitalizuar në Ballkan.Teknologjia redukton edhe korrupsionin e administratës publike.Qeveria duhet të financojë trajnimin e të rinjve në teknologji informacioni.




