Subscribe

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se darkon me krerët e bandave.   Basha tha se takimet mes kreut të qeverisë dhe banditëve zhvillohen në lokalin që ndodhet brenda ambienteve të kryeministrisë.

 

Po promovove kriminelët, trafikantët, nëse shteti i dorëzon institucionet njerëzve që kanë trafikuar vajzat dhe gratë e Lezhës e gjithë Shqipërisë, nëse Kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët e shtetit. Ndaj duhet ndryshim dhe nuk vjen ndryshimi pa larguar këtë njeri. Edhe ai restoranti privat në Kryeministri,siç e di unë, siç e dinë shumë gazetarë dhe siç e dinë të gjithë, një herë në 2-3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë. Ata darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.

 

Lideri demokrat foli dhe për procesin e rindërtimit, ku sipas tij, qeveria po bën përpjekje për të grabitur të gjitha territoret e ndërtesave që po shemben.

 

Për Ramën rindërtimi ka qenë një mundësi më shumë për të vjedhur para. E njëjta gjë dhe me ndërtimet në qytet. Në qytetin e Durrësit po bëhen përpjekje për të grabitur troje të ndërtesave që do shemben. Ju jeni 2 vjet në çadra Shqipëria është 8 vite e ngecur në duart e njeriut. Shikoni kush i ka marre tenderat e rindërtimit 37 mln euro vëllai i Safet Gjicit. Darka e Nusretit e tregon mirë ca do bëjnë këta. Në kombinat duan të zhvendosin banorët për tu grabitur pronat. Procesin e rindërtimit e ka parë politikisht

 

Deklaratat Basha i bëri gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale teksa po udhëtonte për në Durrës, ndërsa solli si shembull të grabitjes dhe korrupsionit të qeverisë Hotel Vollgën në qytetin bregdetar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *