E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 00:25 Në vijim ora 00:25: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Koalicioni opozitar vazhdon bashkëpunimin, kusht i padiskutueshëm largimi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit me përfaqesues të Institutit Ndërkombetar Republikan, ka komentuar Platformën për Marrëveshje Kushtetues, e cila u prezantua po sot nga aleatët e tij në koalicion me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

 

Reklamë

Në deklaratën e tij për mediat kryedemokrati Basha është shprehur se nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe aleatëve të saj në koalicion.

 

Bashan ë fjalën e tij ka theksuar se PD dhe aleatët e saj do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të ketë me të vërtetë zgjedhje dhe jo një tjetër farsë kriminale, dhe kusht i padiskutueshëm mbetet largimi i Edi Ramës.

 

“Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale.   Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara.Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim.”

Më shumë video

Reklamë