Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dale para medias per te kërkuar miratimin e ligjit per Byronë Kombëtare te Hetimit si nje shenje e vullnetit politik per lufte kundër korrupsionit. Për kryetarin e demokrateve, nuk ka rendësi nëse ligji apo jo ne  komisionin e reformës ne drejtësi; e vetmja çështje e rëndësishme është qe ai te miratohet sa me pare. Basha i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave te socialisteve sipas te cilëve ka qene ps e cila e vendosi ne program elektoral e ne program qeverisës Byronë e Hetimit; duke theksuar se projekti i Rames ka rene me vendim te Gjykatës Kushtetuese e tashme është përcaktuar qarte se byroja nuk mund te jete nen varësinë e Ministrit te Brendshëm. Nje dite me pare kryeministri Rama sqaroi se drafti per Byronë Kombëtare te Hetimit është gati, por i takon komisionit te reformës ne drejtësi te përcaktoje nese ky ligj mund te kaloje para ndryshimeve kushtetuese qe aktualisht ndodhen per mendim ne Komisionin e Venecias. Por ekspertet e mazhorances gjykojnë se rruga normale do te ishte miratimi i ndryshimeve ne ligjin themeltar te shtetit ku ndodhet edhe parashikimi per ngritjen e njësisë special te hetimit e me pas te kalonte ligji per Byrone apo edhe kodi i ri i procedurës penale, ligji i ri per Prokurorinë etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *