Lulzim Basha kërkon që cdo mësues duhet të testohet për COVID-19 ditën e parë të shkollës.

Teksa duhen edhe 3 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, lideri i opozitës apeloi që të bëhen testime periodike dhe të shpeshta që të shmanget zinxhiri infektues .

 

Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

 

Sipas kryedemokratit nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, por duhen masa urgjente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik, sic po ndodh në Kosovë.

 

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën. Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për  të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *