Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur një familje në Shkozet të Durrësit për të kërkuar ndjesë për dështimin e PD kur ishte në pushtet në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë një bisede me familje Vata, Basha ka vënë në dukje se nga njëra anë e djathta ka gabimet e veta, por nga ana tjetër rivali politik Rama ka 8 vite që nuk i mban premtimet për këtë çështje.

 

“E para punës, problemin e legalizimeve unë e kam kërkuar prej 2013 ndjesën dhe do ta përsëris prapë sot. Duhet ta kishim mbyllur ne, nuk e mbyllëm. Ky erdhi me premtimin legalizime falas. Se çfarë ka ndodhur kjo historia jote është fatkeqësisht ndër mijëra histori në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet e tjera edhe me legalizimet nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur para shqiptarëve me një plan pune jo me premtime boshe sepse premtimet boshe, tullumbacet elektorale e treguan ku e çojnë vendin. 8 vite bëjnë premtime dhe mos i mbajë premtimet.”

 

Basha i ka premtuar familjes Vata se do të zgjidhë çështjen e legalizimeve dhe pronave.

 

“Ne kemi dy vite që punojmë për çështjen e pronave, të regjistrimit të pronave, përfundimit të legalizimit, certifikatat e fermerëve, të pronave të fermerëve, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj plage.”

 

Basha ka zgjedhur familjen Vata për të biseduar pasi ajo ka qenë një familje e majtë.

 

“Se dhe PS-ja do të përfitoj nga ndryshimi, se është kapur. Socialistët që kanë kontribuar për dekada për partinë tyre që kanë kontribuar  për fitoren e zgjedhjeve siç më the ti në 2013-ën. Ndihen dyfish më keq. Pse? Sepse kanë  punuar, kanë votuar, domethënë kanë bërë gjithçka për fitoren e  Partisë Socialiste dhe sot e shohin veten tash 8 vjet të përjashtuar, e shohin të nëpërkëmbur, të papunë dhe vetëm një grusht njerëzish kanë fituar. “

 

Basha i ka ftuar pjesëtarët e familjes të votojnë PD në mënyrë që Shqipëria të ndryshojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *