Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Becchetti” lidhur me humbjet e gjyqit në arbitrazh.

Manjani thotë se në këto moment opozita duhet të rrisë presionin ndaj qeverisë që të jetë në krah të Kosovës. Sipas ish ministrit, emergjenca kombëtare sot është Kosova dhe situata e tensionuar me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme është teëpr shqetësuese.

“Në vend të rrisë presionin ndaj qeverisë, që në këto momente të jetë në Krah të Kosovës, Luli medemek do hetojë Bechettin!!!
Se ç’a ka për t’i hetuar më Becchettit, një Lul e di! Emergjenca kombëtare sot është KOSOVA! Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme duhet të jetë shqetësim.
Rrjeshtimi haptas përballë dhe jo në krah të Kosovës nga qeveria e Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duhet të ishte thelbi i aksionit politik të opozitës. Por i opozitës ama…. Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje Rama-Basha…”, shkruan Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *