E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike ka kërkuar ndjesë në lidhje me fjalorin që përdori nga foltorja e Kuvendit, ku i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij Viktoria, si dhe lidhjen me pronarin e projektit të Unazës se Re si kumbari i familjes.

 

Përmes një postimi në Tëitter, ai u është drejtuar qytetarëve shqiptarë, se të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, është niveli më i ulët i politikbërjes.

 

“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.”

Vazhdo të lexosh