Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se opozita është në mbështetje të protestës së studentëve.

 

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha tha se studentët kanë kërkesa legjitime, ndërsa hodhi akuza në drejtim të qeverisë se po përpiqet ta instrumentalizojë atë.

 

Bijtë e shqiptarëve janë në protestë. Studentët janë në protestë, kanë kërkesa legjitime, ne i mbështesim, pikë! Ne jemi kundër Ligjit për Arsimin e Lartë. Ç’rëndësi ka përse nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese? Sepse Gjykata Kushtetuese ishte e kapur nga Edi Rama, jua kam thënë. Dhe, do ta hidhte poshtë dheEdi Rama  do të thoshtë “ E shikon, ishte edhe kushtetuese”. Vjedhja që u bëhet prindërve të shqiptarëve një herë me taksa, pastaj me tarifa të shtrenjta.

 

 

Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përdor propagandën për të nxitur përçarjen mes studentëve.

 

Sot është protesta e studentëve. Partia Demokratike dhe unë e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat dhe natyrisht që jemi atje me mish, me shpirt e me mendje. Njerëzit tanë, fëmijët tanë, i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Prindërit janë atje për t’i mbështetur. Jam i vetëdijshëm se nuk ka nevojë, përkundrazi, kundërshtari politik po mundohet ta instrumentalizojë politikisht këtë çështje. Nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi, për t’i shërbyer pikërisht propagandës së ndyrë të Edi Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon këta të rinj, të cilët kanë një kërkesë të thjeshtë: Plotëso 8 kërkesat, plotëso 8 kërkesat një orë e më parë. Ne i mbështesim studentët dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mjetet.

 

Ndërsa sa I takon rikthimit të opozitës në Kuvend, Basha deklaroi se do të konsultohet fillimisht me aletatët e tij dhe më pas do të marrë një vendim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *