Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat pasditen e kësaj të marte ka dënuar ashpër dhunën policore ndaj banorëve në bregdetin e Jalit.

 

 “Kanë një qëllim për të grabitur trojet e Jalës. Aktet kanë qenë të rënda dhe të dhunshme. Banorët kanë thënë se toka do kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtes dhe më pas do të jepet miqve të tij. Është e njëjta skemë se Teatrin Kombëtar. Deputetët tanë u nisën menjëherë sapo nisi konflikti, policia dhe IKMT janë sjellë si banditë. Kryeinspektori Fatmir Metaj, kërcënoi deputetin Shehaj. Fatmiri i Nasibes, është ish-shefi të Tropojës në Për ata që e kanë harruar, në 12 shtator 20 vite më parë në makinën e tij udhëtuan bandat që vranë Azem Hajdarin”.

 

Ndër të tjera Basha ka theksuar se PD do të bëj një kallëzim sot për Fatmir Metën, i cili sipas tij ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azxem Hajdarit, por këtë herë nuk shpëton dot. “Përgjegjësinë do ta mbash ti Edi Rama me kokën tënde, po ju prek një fije floku një deputeti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *