E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Kemi regjim kleptokrat!

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka lëshuar akuza te forta ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndërtuar ne Shqipëri nje regjim kleptokratik. Rama flet me nje gjuhe qe do bente edhe Musolinin te skuqej. Ndersa mori pjese ne Forumin per Lirinë Ekonomike, kryetari i demokrateve Basha deklaroi se per fat te keq ne Shqipëri, nuk mund te behet debat per vizionin e socialisteve përballe liberaleve, pasi temat kryesore jane dekriminalizimi e korrupsioni, duke deklaruar se Kryeministri Rama, nuk e do reformën ne drejtësi pikerisht per te mbrojtur korrupsionin e qeverise se tij
Sipas Bashes, koalicioni PS-LSI vetem qeverisje e majte nuk eshte dhe e ka treguar kete me sjelljen ndaj koncesioneve. Basha ka deklaruar se kete jave opozita eshte vene ne dijeni per dy propozime për koncesione te pakerkuar i pari ka te beje me taksen e pronës dhe tjetri me agjencitë doganore.

Më shumë video

Reklamë