Lulzim Basha ka bërë apel edhe një herë tjetër që ti jepet fund pandëshkueshmërisë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë është vetingu në politike për të pastruar politiken nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve duke pasuruar veten e një grusht të vogël njerëzish

Sipas kryedemokratit, kjo eshte arsyeja, perse Shqiperia sot eshte vendi me i varfer ne Europe.

 

 

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *