E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Vendi

“Basha ka keqpërdorur sakrificat e anëtarëve të PD”/ Nishani: Nuk janë akuza, por fakte

Ish presidenti Bujar Nishani nuk ndal akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi. Sipas tij, këto nuk janë akuza por fakte fatkeqe.

“Nëse ka një njeri në Partinë Demokratike sot, që ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi, ai është Lulzim Basha.
Jo vetëm kaq !

Reklamë

 

Lulzim Basha ka keqpërdorur sakrificat, vuajtjet, dhunimin e anëtarëve të Partisë Demokratike për interesin e tij personal.
Këto nuk janë akuza politike por fakte fatkeqe.
A nuk i la Lulzim Basha, demokratët 12 (dymbëdhjet) vite në opozitë ?
A nuk janë penalizuar demokratët e këtij vendi, duke i lënë pa punë, pa bukë, pa shërbime për faktin e vetëm se janë demokratë e konsiderohen si armiq nga pushteti i Edi Ramës ?
A nuk sulmohen, shantazhohen e gjobiten pa fund demokratët e këtij vendi edhe në bisneset e tyre familjare me të cilat veç mbijetojnë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike ?
A nuk grabiten, shemben e rrënohen shtëpitë dhe bisneset e demokratëve pa kurrfarë ligji, të drejte e proçesi, prej rregjimit për t’jua dhënë tokën, pasurinë e tyre klientëve dhe grabitqarëve të qeverisë ?
A nuk është krijuar bindja totale tek e gjithë shoqëria, se me Lulzim Bashën nuk fitohen kurrë zgjedhjet ?

 

Në këto të vërteta të mëdha, Lulzim Basha nuk tërhiqet, ti hapë rrugën një projekti të ri politik në Partinë Demokratike, por mban me çdo kusht e çdo çmim karrigen e tij, duke vënë mbi gjthshka interesin e vet personal !
Kur ky interes i tij personal shkon drejtpërdrejt në shërbim të interesit të rregjimit të Edi Ramës, duke përjetësuar pushtetin e tij mbi demokratët, ky interes i Lulzim Bashës bëhet edhe i poshtër !

 

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë “, shkruan Nishani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë