Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e opozitës se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza mbeten zgjedhjet e parakohshme.

 

Në një deklaratë për mediat, pas takimit të zhvilluar me kreun e shtetit, lideri demokrat akuzoi kryeministrin Rama se ka si qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Basha tha se Rama prej tre muajsh po refuzon dialogun ndërsa ngriti alarmin se po rrezikohet drejtesia pasi vendi ndodhet pranë një grushti Kushtetues.

 

“E kemi thënë të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe kësaj gjykate. PD e ka konsideruar këtë një grusht kushtetues, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri rrezikohet drejtësia e pavarur, mbetet një iluzion, e kemi parë në rastin e Tahirit, apo hetimeve të sabotuara për dosjet 339 dhe 184. PD-ja qëndrojnë për një reformë sipas kushtetutës, të vendosjes së saj sa më shpejt në funksion sipas Kushtetutës dhe jo anktheve dhe problemeve të qeverisë. Cështja e dytë që diskutuam edhe kriza politike. Është shtruar prej 2 muajsh nga ndërkombëtarët, kemi kërkuar dialog për reformën zgjedhore. Prej 4 muajsh Rama refuzoi dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtare të ofruar në katër raste nga institucionet ndërkombëtare.”

 

Ai njoftoi gjithashtu se në fillim të dhjetorit PD do të ketë gati propozimet për Reformën Zgjedhore.

 

“Opozita as nuk ka kërkuar dhe as nuk kërkon apo mbështet shtyrjen e reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të konkretizojmë dokumentin strategjik me amendamentet për ndërhyrjet në këto ligje, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur sabotim të reformës zgjedhore. Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Do të marrim të gjitha hapat duke u bërë thirrje edhe shqiptarëve për zgjidhjen e kësaj krize për të marrë të gjithë së bashku hapat nëse përballet me një qeveri autokrate”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *