Subscribe

 

Ne prag te takimit me negociatorin e Partisë Popullore Europiane David McAllister, lideri i opozitës Lulzim Basha ka folur per dialog qe i jep fund krizës politike.

 

Para mbështetësve te opozitës ne çadrën e protestës,  Basha ka theksuar se shpreson qe që rruga e arsyes do të  çojë drejt një bashkimi kombëtar për Shqipërinë evropiane.

 

“Uroj që të gjitha palët ta përdorin këtë shans për t’i dhene fund me dialog krizës politike, për t’i dhënë fund me dialog republikës së vjetër dhe për t’i dhënë shqiptarëve Republikën e Re të ligjit, të drejtësisë, të demokracisë dhe lirisë. Por le ta kenë fare të qartë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund. Fundi nuk do të jetë votim pa opozitën. Fundi nuk do të jetë shpërndarje e popullit. Fundi do të jetë fitorja e kauzës tonë të drejtë.”

 

Basha ka sqaruar pozicionin e tij edhe ne takimin me kreun e komisionit te jashtëm te Parlamentit Europian McAllister.

 

“E kam shumë të thjeshtë të bëjnë kompromis, të gjej gjuhën e kompromisit politik për gjithçka që më takon mua dhe Partisë Demokratike, por nuk bëj e nuk do të bëj asnjë tërheqje për gjithçka që i takon fateve të qytetarëve, fateve të demokracisë shqiptare, fatit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.”

 

Por lideri i opozitës e ka beret e qarte se nuk tërhiqet nga kërkesa per qeveri teknike.

 

Rrugë tjetër përveçse zgjedhjeve të lira e të ndershme me një qeveri teknike; e cila paraprakisht do të largojë kriminelët nga institucionet, e cila do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, e cila do të zbatojë reformën zgjedhore, do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira të ndershme, duke përfshirë votimin biometrik dhe elektronik, dhe numërimin elektronik. Rrugë tjetër nuk ka!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *