E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Javën e ardhshme nis mosbindja civile në të gjithë vendin

Ilustrim · Vizion Plus

Më pak se një orë pas dështimit të negociatave, kryetari i opozitës doli paara opinionit publik nga çadra ku bëri publik përshkallizimin e protestës së opozitës. “Ju bëj me dije se javën që vjen opozita nis përshkallëzimin e protestës së saj. Në të gjithë vendin do të nisë mosbindja civile. Nuk do të ketë kurrë zgjedhje pa opozitën, zgjedhje të inkriminuara, zgjedhje pa standarte. Nuk do të ketë VETTING tjetër veç atij që u arrit mbi marrëvedhjen e 22 korrikut.” tha Basha ndër të tjera.

 

Po ashtu në fjalën e tij Basha falenderoi edhe ndërkombëtarët për përpjekjen e tyre për të zgjidhur situatën e krjuar. “David McAllisteErdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për t’i kontribuuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq, përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukses, kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira”, tha Basha.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh