Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se opozita është gati të vijë në pushtet dhe të përmirësojë gjendjen në Shqipëri. Këtë të premte ai u takua me disa të rinj nga qyteti i Kukësit, të cilët u ankuan për kushtet në të cilat studiojnë dhe mundësitë e punësimit. Sipas Bashës, kjo situatë mund të më marrë fund nëse të gjithë bashkohen për të larguar qeverinë.

 

“Një qeveri që bën detyrat e saj, e ka prioritet absolut rritjen ekonomike. Ne kemi një plan për të nxjerr Shqipërinë nga kriza ekonomike, që nga ulja e taksave. Qeveria sot nuk po e bën detyrën e saj. Të krijohet mundësia për konkurrencë të ndershme dhe jo për monopole, ku e gjithë Shqipëria është në duart e katër-pesë njerëzve. Investitorët e huaj, kur të shohin hartën e Ballkanit, të thonë këtu, këtu, në Shqipëri duam të vijmë. Por për këtë na pret një punë e madhe. Unë jam i gatshëm bashkë me ekipin tim, kemi planin gati, por na duhet ndihma juaj. Do t’i shkojmë në krye me sukses vetëm kur të bashkohemi. Do të bëjmë shumë më shumë sepse nuk na mungon asgjë. Ne na frymëzon kjo energji e të rinjve të Shqipërisë. T’i japim fund një orë e më parë, ta largojmë këtë të keqe dhe të bashkohemi.”

 

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi qeverinë se paratë i shpenzon për gjëra të kota dhe jo për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në këto kohë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *